Chelsea në finalen e Kupës së Ligës, Broja “gatuan” dy gola

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Chelsea në finalen e Kupës së Ligës, Broja “gatuan” dy gola

Chelsea siguroi kualifikimin për në finalen e kupës së ligës duke mundur thellë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Midellsbroun.

Pas humbjes 1 me 0 në ndeshjen e parë , londinezët bënë një paraqitje krejt ndryshe në Stamforx Brixh  fituar 6 me 1 , dëshmi në fakt e diferencat reale në organike mes ekipeve që luajnë në kampionate të ndryshme të Anglisë.

Për skuadrën e Pocetinos luajti titullar për 65 minuta edhe Armando Broja, i cili gatoi dy golat e parë të vendasve. Në minutën e 15 pas një pasimi nga e djathta, mbrojtësi mik Housen në tentativë për ti hequr mundësinë e pastër të shënimit sulmuesit kuqezi shkaktoi një autogol në portën e miqve.

14 minuta më vonë sërish falë një aksioni nga krahu i djathtë, ishte Broja që pasoi për Enzo Fernandez, i cili dyfishoi shifrat. Pjesa e parë vulosi përfundimisht kualifikimin e bluve, të cilët në fund realizuan edhe dy gola të tjerë me Disasi dhe Palmer.

Advertisement

Në minutën e 65 Broja i la vendin Gallagerit në morinë ndryshimeve që bëri Pocetino për të ruajtur një pjesë të lojtarëve për kampionatin. Pavarësisht kësaj, Chelsea thelloi goleadën me Palmer dhe Madueke, ndërsa golin e nderit për miqtë e shënoi Rogers në minutën e  88. Sot, Chelsea do të njohë rivalin e finales, që do të dalë nga çifti Fulham-Liverpool. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy