As Armando Broja nuk ka mundur ta ndihmojë Chelsean përballë Evertonit në “Goddison Park” të cilët u mposhtën me rëzultatin e pastër 2-0.

Sulmuesi shqiptar e nisi që nga minuta e parë, por në 67-minuta lojë ai pati vetëm një rast të “artë” të cilin nuk mundi ta shfrytëzonte siç duhej.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, ndërsa me nisjen e p-jesës së dytë, vendasit rritën presionin duke zhllokuar rezultatin në minutën e 54-t.

Ndërkohë Broja është zëvendësuar në minutën e 67-të ndërsa sfida ishte ende 1-0 për Everton.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Golin e dytë Everton do ta shënonte në minutën e 92-të të ndeshjes me anë të Dobbin. Me këtë humbje, Chelsea renditet në vendin e 11 me 19 pikë, ndërsa Everton në vendin e 17 me 13 pikë.

Nga ana tjetër, Manchester City ka arritur të fitojë me përmbysje në transfertën ndaj Luton.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";