Champions/ Sot duelet e fundit në disa grupe, spikat Bayern-Inter dhe Liverpool-Napoli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions/ Sot duelet e fundit në disa grupe, spikat Bayern-Inter dhe Liverpool-Napoli

Mbrëmjen e së martës starton raundi i fundit i fazës së grupeve në Champions League.

 

Tashmë në çdo grup gjithçka është e qartë. Supersfida që tërheq vëmendje është ajo mes Bayernit dhe Interit. Çdo gjë është e vendosur në këtë grup sido që të shkojë sfida në Allianz Arena. Bavarezët me 15 pikë do të presin zikaltrit me 10 pikë. Të dyja ekipet kanë mungesa të lojtarëve për shkak të dëmtimeve dhe për këtë arsye të dy teknikët do të ruhen më shumë nga dëmtimet dhe lojtarët që do të hedhin në fushë.

 

Advertisement

Ndërkohë, po në të njëjtin grup, Plzen do të pres Barcelonën, të cilën nuk e ndihmoj fati aspak në këtë edicion të Champions.

 

Napoli do të udhëtojë i qetë për tu ndeshur me Liverpool. Të kuqtë kanë nevojë për një fitore me 4 gola diferencë kundër një skuadre që në 5 ndeshje ka pësuar vetëm 4 gola. Duhet të ndodhë një mrekulli që djemtë e Klopp të kryesojnë grupin A. Brugge dhe Porto e kanë siguruar kalimin në 1/8 e Champions. E vetmja çështje është se kush do të shkojë si e para e grupit. Belgët do të luajnë me gjermanët e Leverkusen, ndërsa portugezët me Atletiko Madrit.

 

Advertisement

Marseille e Tottenham përballen në Velodrome. Francezët janë të fundit, por me një fitore ndaj anglezëve dalin përpara. Në varësi të ndeshjes mes Sporting dhe Frankfurt në Lisbonë, të dyja janë në kuotën e 7 pikëve mund ta mbyllin edhe në vendin e parë.

 

Fitorja është prioritare për Marseille dhe Tottenham, por Conte mund të mbetet i pari edhe me një barazim. Të gjitha skuadrat në këtë fazë të fundit duhet të djersitin shumë për të marrë maksimumin .Ndërkohë që 7 nga 8 ndeshjet e Champions League do të transmetohen ekskluzivisht në Tring.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy