Uefa Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me dy duelet e para çerekfinale, të cilët do të marrin vëmendjen maksimale të kontinentit.

 

Tring do të sjellë emocionet e supersfidës Mançester CityBayern dhe të ndeshjes Benfica-Inter. Kuptohet, vëmendja kryesore është e fokusuar tek dueli anglo-gjerman, më së shumti për faktin se kemi të bëjmë me dy prej ekipeve favorite për fitoren finale të turneut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mançester City i Guardiolës ka vite që është në listën e pretendentëve, por nuk ka mundur të ngrejë lart trofeun. Mjeshtri spanjoll i stolit të City-t, nuk do të ketë të gatshëm vetëm sulmuesin Fill Foden. Guardiola do të gjejë përballë ish-ekipin e tij, me të cilin pengu më i madh është pikërisht fakti që nuk ia doli të triumfojë në Europë.

 

Gjermanët, skuadër me shumë traditë në Champions, kanë disa luhatje në rezultate mes kampionatit dhe kupës së Gjermanisë, por jo në Europë, ku nxorën jashtë PSG e Messit dhe Mbappes. Në stol kanë një teknik me më eksperiencë tashmë si Tomas Tuhel, i cili sonte nuk ka të gatshëm vetëm Hernandez dhe Nojer, ndërsa Cupo Moting është në dyshim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";