Ritëm, dyluftime dhe shumë vuajtje, por në fund janë madrilenët ata  që dalin kokë lartë nga “Santiago Bernabeu” duke mposhtur Bayern Munchen me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë ka patur ritëm të lartë loje nga të dyja skuadrat, por asnjëra nga skiuuadrat nuk ka mundur dot të zhbllokojë rezultatin.

Ndëkrohë në pjesën e dytë Alfonso Davies ka kaluar bavarezët në avantazh, duke shënuar një supergol.

Por gëzimi i bavarezëve do të zgjaste vetëm disa minuta, pasi Joselu i futur në pjesën e dytë pas shënimit të golit nga ana e bavarezëve, futet në fushë dhe përmbys gjithçka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shënon golin e barazimit në minutën e 88-të, dhe atë të avantazhit në minutën e 91.

Madrilenët tashmë do të shkojnë në finalen e Uemblit për të gjetur sërish një tjetër skuadër gjermane në fushë, Borusia Dortmund.