Ritëm, dyluftime dhe shumë vuajtje, por në fund janë madrilenët ata që dalin kokë lartë nga “Santiago Bernabeu” duke mposhtur Bayern Munchen me rezultatin 2-1.
Pjesa e parë ka patur ritëm të lartë loje nga të dyja skuadrat, por asnjëra nga skiuuadrat nuk ka mundur dot të zhbllokojë rezultatin.
Ndëkrohë në pjesën e dytë Alfonso Davies ka kaluar bavarezët në avantazh, duke shënuar një supergol.
Por gëzimi i bavarezëve do të zgjaste vetëm disa minuta, pasi Joselu i futur në pjesën e dytë pas shënimit të golit nga ana e bavarezëve, futet në fushë dhe përmbys gjithçka.
Shënon golin e barazimit në minutën e 88-të, dhe atë të avantazhit në minutën e 91.
Madrilenët tashmë do të shkojnë në finalen e Uemblit për të gjetur sërish një tjetër skuadër gjermane në fushë, Borusia Dortmund.