CHAMPIONS LEAGUE/ Courtois dhe shtylla shpëtojnë Realin në pjesën e parë, Borussia dhuron spektakël

Pinterest LinkedIn Tumblr +
CHAMPIONS LEAGUE/ Courtois dhe shtylla shpëtojnë Realin në pjesën e parë, Borussia dhuron spektakël

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë finales së Champions League që po luhet në “Wembley” mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

Një rezultat i cili nuk ka reflektuar aspak atë që ka ndodhur në fushën e lojës. Kanë qenë verdhezinjtë e Eden Terzic që kanë krijuar disa raste të pastra shënimi.

Në minutën e 20-të ishte Adayemi i cili edhe pse i vetëm me portierin Madrilen nuk ka mundur të shënojë.

Ndërsa vetëm 3 minuta më pas ka qenë Fullkrug i cili këtë herë ëhstë ndalur nga shtylla.

Advertisement

Në minutën e 41-Sabizter ka goditur nga distanca, por sërish Courtois ka bërë mrekullinë, duke mos lejuar që topi të shkojë në rrjetë.

Por edhe tifozeritë nga ana e të dyja skuadrave kanë qenë fantastike duke dhuruar spektakël në shkallët e stadiumit.

Pjesa e dytë pritet të jetë po kaq spektatore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy