Uefa Champions League dhuroi rezultate surprize për disa skuadra të mëdha të futbollit italian, në xhiron e katërt të ndeshjeve në grupe.
Milani u mund edhe në ndeshjen e kthimit në San Siro nga Chelsea 2 me 0 në një duel me shumë polemika.
E gjitha për shkak të episodit të minutës së 18 kure Tomori u ndëshkua me të kuq, gjë e cila q ndikoi në ecurinë sfidës.
Mbrojtësi kuqezi pati një kontakt në zonë me Meizen Maunt, kontakt që u vlerësua si 11-metersh për anglezet dhe karton i kuq për futbollistin e Milanit.
Protestat e vendasve ndaj gjyqtarit gjerman Zibert ishin të mëdha, por asgjë nuk ndryshoi dhe Zhorzhinjo nga pika e bardhe kaloi blitë e londrës në avantazh.
Pavarësisht një rasti flagrant të humbur nga Zhiru, anglezet përmes Aubamejang shënuan edhe golin e dytë dhe shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultat sigurie 2 me 0.
Në fraksionin e dytë, Chelsea pati mundësi të thellonte avantazhin por nuk ia doli dot mbanë ndërsa Milani ishte I pafuqishëm me 10 lojtarë.
Sulmuesi kuqezi broja nuk u preferua nga trajneri Potter. Chelsea kryeson grupin tashmë me 7 pikë ndërsa Milan duhet të fitojë dy ndeshjet e fundit për të shpresuar tek kualifikimi.
Edhe më e rëndë situate e Juventusit, që thelloi krizen sezonale duke u mposhtur 2 me 0 në Izrael nga modestet e Makabi Haifa.
Ndeshja u mbyll që në pjesën e parë, kur vendasit nënshtruan plotësisht skuadren e Alegrit.
Atzili ishte heroi i Makabit me dy gola në minutat 7 dhe 42. Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë miqtë nuk shënuan asnjë gol.
Tani shanset për kualifikim janë shumë të pakta aq më teper që PSG dhe Benfika u ndanë në barazim 1 me 1 duke bashkëkryesuar grupin me 8 pikë, 5 më shumë sesa bardhezinjte.
Nga ana tjetër dy ekipet pretendente në champions, Real Madrid dhe Manchester City u mjaftuan me barazime në transferte për të siguruar të parat biletat e kualifikimit.
Madrilenet barazuan në fund në transferte 1 me 1 kundër Shaktar me një gol të Rudiger ndërsa skuadra e Pep Guardioles me rotacion në formacion u mjaftua me një barazim pa gola në Danimarke ndaj Kopenhagen.
7 nga 8 ndeshjet e mbrëmjes së të martës u transmetuan në Tring.