Champions League ka njohur çiftet e mundshme të fazës së play off, të cilat do të luhen në 20, 21 27 dhe 28 gusht e që do të transmetohen edhe në Vizion Plus.
Goglat e shortit të hedhur në Nion të Zvicrës vunë përballë zviceranët e Jang Boys me turqit e Gallatasarait, në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante. Kjo në fakt është e vetmja ndeshje ku rivalët janë të përcaktuar. Në duelet e tjera duhet të priten ekipet e kualifikuara nga sfidat e raundit të tretë.
Kështu fituesja e çiftit Dinamo Zagreb-Karabak do të ketë përballë bullgarët e Ludogorec. Jagiellonia Bielostok e Polonisë do të luajë kundër ekipit që do të dalë fitues nga cifti Bodo Glimt-Cervena Zvezda. Ndërkohë skuadra që do të fitojë nga çifti Midtjulland Ferencvarosh do të ketë përballë në play off fituesin çiftit Slovan Bratislava-Apoel.
Në letër ndeshjet më të forta do të jenë ato që do të kenë përballë skuadrat që fitojnë nga sfidat Lile-Fenerbahce dhe Sllavia e Pragës-Union sent Zhil. Po ashtu ekipi që do t’ia dalë nga çifti Dinamo Kiev vs Rangers do të luajë kundër fitueses së çiftit Salzburg-Tvente.
Ndërsa skuadra që kalon çiftin Malmo-Paok do të luajë kundër fituesit të çiftit Sparta e Pragës-Bazel.
Ekipet fituese në 8 çiftet e fazës play off do t’i bashkohet formatit të ri të Uefa Champions League, një kampionat që zëvendëson fazën ë grupeve, formati tradicional që ishte në fuqi prej dekadash. Këtë sezon nuk do të jenë 32, por 36 ekipe pjesëmarrëse në Champions League./vizionplus.tv