Chelsea ka mposhtur Milanin 3 me 0 në supersfidën e mbrëmjes në “Old Traford”. Një ndeshje e dominuar kryesisht nga londinezët.
Ishte Fofana ai që prishi ekuilibrat me një gol në minutën e 24. Milani nga ana tjetër krijoj raste për të barazuar, por nuk u konkretizua asnjë. Në këto shifra u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë të besuarit e Potter realizuan dhe dy herë ,fillimisht me Aubameyang e pas pesë minutash ishte James ai që vulosi shifrat e ndeshjes. Djemtë e Piolit nuk mundën më të bënin asgjë, mungesat e disa prej lojtarëve më të rëndësishëm i kushtuan shumë Milanit në këtë përballje. Ndërkohë që tashmë “Blutë e Londrës” ngjiten në vendin e dytë me 4 pikë po aq sa kuqezinjtë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Salzburg mposhti 1-0 Dinamon e Zagrebit, duke marrë kryesimin me 5 pikë.
Ndërkohë, Juventusi arriti fitoren e parë në këtë sezon të Champions League duke mundur 3 me 1 Macabi Haifa. 2 golat e Rabiot dhe një të Vlahovic i dhanë “Zonjës së Vjetër” 3 pikët e para.
Në të njëjtin grup PSG dhe Benfica u ndalën në shifra të barabarta 1 me 1. Leo Messi realizoi golin e parë të këtij takimi ,e më pas një gabim i Danilo me autogolin e tij, baraspeshoi ndeshjen.
Në pjesën e dytë asnjë nga skuadrat nuk mundi të kalonte në avantazh, përveç se të mbrohej.
Manchester City bëri një ndeshje të shkëlqyer ndaj Kopenhagenit, duke fituar me rezultatin e thellë 5 me 0. Dygolëshi i Haland, një autogol, e më pas në pjesën e dytë ishte Mahrez ,dhe Alvarez të cilët vulosën fatin e takimit.
Një tjetër fitore arriti dhe Real Madrit 2 me 1 përballë Shaktar.
Për madrilenët realizuan Rodrygo dhe Vinicius Junior, ndërsa për ukrainasit ishte Zubkov ai që shënoi. Gjithashtu edhe Dortmundi shkatërroi Sevillian me rezultatin 4 me 1.