
Ekipi i Bylis i ka ndërprerë ëndrrat Skënderbeut, pas një ecurie fantastike në Superliga me 6 fitore dhe 1 barazim në 7 ndeshjet e fundit.
Ujqërit e Dëborës kështu i largohen zonën europiane. Si duket Bylis ka rezultuar “mace e zezë” për korçarët, pasi përveç se në Superliga u mposhtën me rezultat minimal nga kjo skuadër edhe në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë.
Ndërkohë ballshiotët janë fare pranë gjysmëfinales së Kupës, rrugë e cila do t’i siguronte Europën. Megjithatë edhe në kampionat kanë një rrugëtim të mirë, vetëm 6 pikë nga vend ii tretë.
Përsa i përket ndeshjes së luajtur sot, Bylis zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë. Kundërpërgjigja e Skënderbeut në pjesën e dytë, nuk mundi të shmangte humbjen e cila erdhi nga Isli Hidi pas një penalltie në minutën e 92.