Më në fund pak buzeqeshje për Antonio Konten në nisje të avënturës ë tij me Napolin në Serie A. Fitorja 3 thellë 3 me 0 kundrë Bolonjës në stadiumin “Diego Armando Maradona” në javën e e dytë shërbeu për të sjell qetësi në kampin napoletan pas pikepyetjeve që la pas disfata 3 me 0 që në start kundër Veronës.

Këtë herë Conte mori atë që dëshironte nga lojtarët, shpirt të lartë gare, sakrificë, angazhim maksimal dhe lojë e gola. Në pritje edhe të Lukakut, show-n e prodhoi ylli gjerogjian Kvarashkelia. Gol, asist dhe travresë, për 23 vjeçarin që sapo është bërë baba. Rastet e shpejta të Politanos e Raspadorit, si dhe shtylla e Kavartshkelias treguan se do të ishte mbrëmja e Napolit.

Në fund të pjesës së parë gjeorgjiani shërbeu për Di Lorencon që shbllokoi rezultatin. Në minutën e 75 ishte vetë Kavartshkelia që duke përfituar nga topi i Amir Rrahmanit dyfishoi rezultatin, në shtesë duartrokitje edhe për blerjen e re Nerez, i cili qe protagonist i golit të shënuar nga Someone.

Ndryshe nga Napoli, Roma e De Rosit mori një goditje të fortë në shtëpi nga Empoli, I udhehequr nga lideri i mbrojtjes, futbollisti i kombëtares shqiptare Ardian Ismajli. Xhazi në fund të pjesës së parë ndeshkoi verdhekuqtë në olimpiko.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas në minuitëne 61 ishte Lorenco Kolombo nga pika e bardhë e penalltisë që dyfishoi shifrat për toskanët. Zëvëndësuesi Shomurudov me kokë rifuti në lojë Romën me golin e tij në minutën e 80, e ndonëse patën raste për të barazuar të zotët e shtëpisë, nuk ia dolën dot mbanë.

Fitore shumë e bukur edhe e Torinos ndaj Atalantës 2 me 1. Suksesi i të zotëve të shtëpisë u ndihmua edhe nga pritja e penalltisë që portiere i tyre Milinkovic Savic bëri në minutën e  96 pas gjuatjes së Pasalic. Ndeshjet u transmetuan si zakonisht në Tring./vizionplus.tv