Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes ka vazhduar kontratën dhe do të qëndrojë të paktën deri në verën e vitit 2027.

Siç njofton klubi i Old Trafford, Fernandes ka vazhduar kontratën deri në verën e vitit 2027, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit edhe për një vit.

“Të gjithë e dinë pasionin tim për Manchester United. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe rëndësinë e veshjes së kësaj fanelle dhe nivelin e përkushtimit dhe dëshirës që kërkohet për të përfaqësuar këtë klub të jashtëzakonshëm”, tha Fernandes, sipas një deklarate në faqen e internetit të klubit.

Futbollisti 29-vjeçar portugez erdhi në United në janar të vitit 2020 nga Sporting i Lisbonës dhe i kishin mbetur edhe dy vite të kontratës, të cilën e nënshkroi në vitin 2022. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";