Pas shumë përpjekjeve dhe dyshimeve për kapacitetin e tij, Armando Broja thyen mallkimin dhe shënon golin e tij të parë në Premier League për Chelsea.
Sulmuesi shqiptar zbirit në fushë në minutën e ’72 dhe iu deshën vetëm 18 minuta lojë për të gjetur rrugën e rrjetës me një realizim fantastik në minutën e 90.
Broja vulosi fitoren 3-0 për “Blutë” përballë skuadrës Wolves, pas golave të shënuar më herët nga Haverts dhe Pulisic.
Në mbyllje të ndeshjes futbollisti i kombëtares shqitare u shpeh i lumtur për këtë arritje me fanellën e Chelseat.
“E kam pritur golin tim të parë, është një moment i jashtëzakonshëm, nuk di ta shpreh me fjalë. Ti je gjithmonë duke pritur kur ata kontrollojnë për një pozicion jashtë loje të mundshëm. Unë kryqëzova gishtat, por vrapimin e kisha llogaritur mirë.” Tha Boja.
Me këtë fitore, skuadra e Chelseat ngjitet në vendin e katërt në kampionat, me 16 pikë të.