Broja për tabloidin britanik: Shqiptarët janë tifozët më të mirë në botë, do ju surprizojmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Broja për tabloidin britanik: Shqiptarët janë tifozët më të mirë në botë, do ju surprizojmë

“Momenti ynë”. Është kjo kopertina e një interviste që sulmuesi i kombëtares, Armando Broja, ka dhënë për platformën digjitale angleze “Rising Ballers”, një ndër mediat me rritjen më të madhe në Angli për brezin e ri.

Siç shpjegon dhe titulli, “Koha jonë” apo më shqip, “Momenti ynë” , Broja flet për aventurën në Euro 2024 me Shqipërinë, duke prekur tema të rëndësishme, duke nisur që nga tifozët, arma më shumë e kuqezinjve, për të cilët Broja shprehet.

“Tifozët shqiptarë janë më të mirët në botë, të gjithë bashkë jemi një, tifozë, lojtarë dhe vendi”.

Shqipëria është në grupin e ferrit të Europianit, me përfaqësuese gjigante si Italia, Spanja e Kroacia, me 22-vjeçarin që komenton.

Advertisement

Më tej Broja shpjegon për median angleze edhe festimin e veçantë me shqiponjë, aq popullor për shqiptarët, por që ngjall kërshëri në ambientin britanik.

“Kur shënoj, bëj festimin me shqiponjën shqiptare. Shumë njerëz mendojnë se po imitoj festimin e Anelka-s, por unë e dua vendim tim kaq shumë, ndaj e bëj. Është një festim unik dhe vërtet shumë i bukur”.

Për sa i përket Europianit dhe ndjesisë personale që do të jetë aty, Broja shprehet,

“Është një ëndërr e madhe që bëhet realitet, të luaj në Europian për vendin tim. Për mua, familjen dhe këdo që më ka mbështetur në udhëtimin tim”.

Advertisement

Janë këto disa nga opinionet e Brojës në prag të një Europiani, ku të gjithë ëndërrojmë që Shqipëria të bëjë diçka madhështore, siç mbyllet edhe intervista nën moton “Është verë, është momenti ynë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy