Kuqezinjtë për pak minuta do të zbresin në fushën e “Friends Arenja” në Solna, për tu ndeshur në një miqësore me Suedinë.

Kombëtarja shqiptare do të lërë pas humbjen zhgënjyese që pësoi përballë Kilit mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës një Itali.

Ajo që bie në sy është se Silvinjo i ka besuar majën e sulmit që nga minuta e parë Armando Brojës, duke lënë në stol Manajn.

Ndërkohë ndryshime do të ketë edhe në mbrojtje dhe në mesfushë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në krahun e djathtë mbrëmjen e sotme do ta nisë nga minuta e parë Ivan Balliu duke lënë  në stol Elseid Hysajn, ndërsa qendra do të jetë e njëjta me dyshen Gjimshiti-Mihaj, ndërsa krahu i majtë duket tashmë i blinduar me Mario Mitajn.

Sa i përket mesfushës këtë herë Silvinjo ka zgjedhur të luaja me Asllanin dhe Ramadanin, ku të dy do të jenë të vendosur para mbrojtjes.

Ndërsa në repartin e avancuar në të majtë do e nisë nga minuta e parë Qazim Laçi, duke lënë në stol Taulant Seferin, ndërsa në qendër Bajrami dhe në të djathtë i përhershmi Asllani, ku të tre do të mbështesin Brojnë në majë të sulmit.

Formacionet e plotë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";