Broja kalon tek Everton, Seferi transferohet në Turqi, Bajrami zyrtarizohet tek Rangers

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Broja kalon tek Everton, Seferi transferohet në Turqi, Bajrami zyrtarizohet tek Rangers

Dita e fundit e merkatos së verës  në futbollin europian ka përkuar edhe me zyrtarizimin e transferimeve për tre lojtar të kombëtares shqiptare.

Vëmendja më e madhe ishte tek Armando Broja, talenti ynë i sulmit. 22-vjeçari i nxjerrë jashtë projektit të Chelsea, ka qenë gjatë gjithëve këtyre ditëve në vëmendjen e Ipsiuic Toun klub me të cilin madje Broja kreu edhe vizitat mjekësorë. Mirëpo tentativa e skuadrës së sapo ngjitur në premier lige për të ulur çmimin e kartonit me të cilin do të blinte në fund të sezonit të ardhshëm, ka bërë që të dështojë lëvizja. Nga kjo gjë përfitoi Evertoni, i cili vetëm në orët e fundit u rikthye në lojë për marrjen e shërbimeve të sulmuesit shqiptare dhe ia doli ta mbyllte me sukses këtë marrëveshje.

Skuadra nga Liverpuli, jo në lartësinë e emrit dhe historisë së vet, këtë sezon duhet të luajë për të mos rënë nga premier liga dhe kjo për Brojen është një mundësi ideale për të treguar vetëm, ndonëse ka ende dilema në lidhje me formën fizike të futbollistit.

Transferim në ekstrem edhe për Taulant Seferin. Sulmuesi kuqezi u largua nga kampionati i Emirateve të Bashkuara Arabe tek Banija për të kaluar në superligen turke. Seferi iu bashkua skuadrës Bodrumspor e cila pagoi 1.5 mln euro për kartonin e 27-vjeçarit.

Advertisement

Ndërkohë sikurse ishte paralajmëruar më herët, Nedim Bajrami kompletoi transferimin nga Sasuolo e series B në Itali tek skuadra historike skoceze e Rangers. Këta të fundit paguan 4 mln euro për kartonin e fantazistit kuqezi. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy