Armando Broja ëhstë gjithnjë e më pranë Milanit. Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer që Broja do të luajë për Milanin sezonin tjetër dhe se zyrtarizimi është çështje ditësh.

Broja është një profil që pëlqehet nga klubi anglez, duke parë edhe moshën e tij të re dhe mundësinë e jashtëzakonshme të përmirësimit që ka futbollisti shqiptar. Ai shihet si një alternativë e rëndësishme për majën e sulmit, ku prioritet vazhdon të jetë gjithsesi blerja e Xhoshua Zirkze nga Bolonja.

Megjithatë, Milani ka një kusht të qartë për Çelsin në mënyrë që të finalizojë transferimin e Brojës. Sipas mediave përtej Adriatikut, klubi italian ka hapur negociatat me idenë e qartë se nuk do të blejë menjëherë kartonin e futbollistit. Italianët kanë kërkuar që ai të huazohet, por me të drejtë blerje me një shifër të përcaktuar, vetëm në fund të edicionit.

Ky vlerësohet si kusht i panegociueshëm për momentin, për shkak të situatës financiare të Milanit që nuk dëshiron të kalojë kufijtë e caktuar nga UEFA për Fair Play Financiar. Tani mbetet të shihet si do të reagojë Çelsi ndaj këtij propozimi, duke llogaritur se Broja nuk bën më pjesë në planet e londinezëve dhe ata shpresonin të fitonin menjëherë të ardhura të rëndësishme nga shitja e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";