Bregu i Fildishtë fitoi Kupën e Afrikës duke mundur në finale Nigerinë me rezultatin 2 me 1. Një përmbysje e madhe  e siguruar në pjesën e dytë përmes dyshes Kesi-Haller.

Ky i fundit vërtet një histori e jashtëzakonshme kurajoje dhe triumfi e jetës mbi vdekjen pasi sulmuesi i Dortmundit kohë më parë u diagnostikua me tumor, ndërsa tani është hero në vendin e origjinës së tij.

Finalja pati dy tablo. Një pjesë e parë e mbyllur 1 me 0 për Nigerinë falë golit të shënuar nga Troost Ekong në minutën e  38. Dhe një pjesë e dytë që ndryshon krejtësisht dinamikën. Bregu i Fildishtë barazoi shifrat me anë të Frenk Kessi në minutën e  62. Dhe jo vetëm kaq por kaluan në avantazh në minutën e 81 me shtatlartin Haller.

Festë e madhe në Abixhan, kryeqytetin e Bregut të Fildishtë që ishte edhe organizator i këtij kompeticioni, të cilin elefantët e kishin fituar edhe dy herë të tjera në 1992 dhe 2015. Zhgënjim i madh tek Nigeria favorite, skuadra e yjeve të serisë A si Osimhen, Lukman dhe Cukueze .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BREGU I FILDISHTE DOMINON AFRIKEN

“ELEFANTET” PERMBYSIN NIGERINE, HERA E TRETE QE SHPALLEN KAMPIONE