Bota e futbollit është në zi, pas ndarjes nga jeta në moshën 82-vjeçare të legjendës braziliane Pele.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ceremonia e varrimit për yllin e futbollit botëror do të mbahet në 2 janar në stadiumin Vila Belmiro në Santos të Brazilit. Trupi i pajetë i 82-vjeçarit do të transportohet nga spitali, në stadium.

Santos, klubi me të cilin Pele luajti në Brazil, bëri të ditur se publiku do t’i bëjë nderimet e fundit mbretit të futbollit në vendin ku ai zhvilloi më së shumti karrierën e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas ceremonisë arkëmorti do të transportohet në shtëpinë e nënës së tij 100-vjeçare, Çeleste.  Ndërkohë autoritetet në Brazil shpallën tre ditë zie në shenjë nderimi ndaj Peles.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Familjarët e tij postuan pamje nga ditët e fundit të legjendës së futbollit. ai shfaqet duke shijuar çdo moment të jetës, e duke thënë: “Festoj çdo fitore të vogël”. Topi nuk iu nda nga përditshmëria as në spital, ku po mjekohej së fundmi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për ndarjen nga jeta të Peles shprehën ngushëllimet e tyre drejtuesit dhe lojtarët më të njohur të futbollit, e po ashtu edhe politikanë e personalitete të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pele pati një karrierë brilante 25-vjeçare, duke lënë gjurmë me lojën spektakolare. Ai i tha lamtumirë futbollit në vitit 1977 e më pas u angazhua me projekte të ndryshme sportive.