Brazili dhuroi spektakël përballë Serbisë duke fituar me rezultatin 2 me 0 dhe duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë botëror.
Në pjesen e parë pati shumë raste por ato ishin të pa konkretizuara ndërsa Serbët u treguan të rrezikshëm.
Në fraksionin e dytë Naymar dhe Vinicius rritën ritmin e lojës, ndërkohë që Vlahovic me shokët u detyruan vetëm të rezistuan deri në minutën e 62 ndaj Brazilit.
Pas këtij momenti, të gjithë lojën e mori në kontroll protagonisti kryesor Richarlison.
Sulmuesi i Tottenham-it zhbllokoi rezultatin duke shënuar dy gola, njëri prej të cilave mund të shpallet më i bukuri i Katar 2022. Ai u konsiderua si një vepër arti e realizuar nga 25 vjecari me një gjysëmroveshatë fantastike.
Goli erdhi 11 minuta pas zhbllokimit të rezultatit.
Gjatë minutave të mbetura, loja u zhvillua vetëm në gjysëmfushën Serbe, ku Brazili humbi dhe dy raste mjaft të bukura me Alex Sandron në minutën e 60 dhe një traversë me Kasemiron .
Skuadra e Tites i ka dhënë një mesazh mjaftë të qartë rivalëve për titull.
Ndërkohë që për Selecaon Neymar doli herët nga fusha e lojës për shkak të një goditje në kyçin e këmbës duke alarmuar kështu Titen . Megjithatë ky i fundit u shpre se Neymar do të vazhdojë vizitat mjekësore dhe do të luajë.
Me një paraqitje fantastike Brazili merr kreun e grupit ku bën pjesë Zvicra dhe Kameruni.