Bolonja fitoi ndeshjen e prapambetur të javës së 21 te kampionatit Italian duke ndjerë aromën e Champions League. Kuqeblutë fituan 2 me 0 në fushën e vet në sfidën e transmetuar në platformën Tring.
Skuadra e Tiago Motës falë këtij suksesit është ngjitur ne 42 pikë, po aq sa ka Atalanta e vendit të katërt e cila ka sidoqoftë një ndeshje më pak.
Të zotët e shtëpisë kaluan shumë shpejt në avantazh që në minutën e 12 me anë të Rikardo Orsolinit, i aftë për të përfituar nga një pasim i Ferguson. Në minutën e 36 Orsolini shënon një tjetër gol, por këtë herë ai anulohet nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje milimetrik te Posh.
Në fund të pjesës së parë ishte Fiorentina që kërkoi barazimin, por Ikone dhe Gonzales nuk arritën të shënojnë.
Pas një beteje të fortë gjatë gjithë pjesës së dytë, ishte Bolonja që shënoi në shtesë edhe golin e sigurisë duke fituar 2 me 0. Kuqeblutë mundin një rival direkt për Europën dhe ëndërrojnë kualifikimin në Champions. /vizionplus.tv