Sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane, është bërë ditën e djeshme pjesë e një momenti humoristik.
Premier League u rikthye me derbin Everton-Liverpool, me pak raste dhe pa gola.
Pasi arbitri fërshëlleu herën e parë në fillimin e takimit, si në të gjitha ndeshjet e tjera, lojtarët u ulën në gjunjë duke u solidarizuar me ngjarjet e ndodhura në Amerikë, pas vrasjes së George Floyd nga policia.
Advertisement
Në momentin e vërshëllimit nga ana e gjyqtarit, të gjithë lojtarët u ulën në gjunjë, por Sadio Mane si duket priste prej shumë kohësh të luante futboll.
Sulmuesi afrikan i “The Reds”, u nis në sprint drejt zonës kundërshtare, por e kuptoi menjëherë se duhej të kthehet mbrapsht.
Advertisement