Granada ka zhvilluar një sezon zhgënjyes në La Liga, ku tashmë ka “siguruar biletën” për një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm.
Por ndryshe nga skuadra, Myrto Uzuni ka bërë një sezon të mirë ku ka shkundur rrjetën plot 11 herë deri tani.
Paraqitja e Uzunit ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të La Liga, por më e interesuara deri në këto momente duket se është Las Palmas.
Aktualisht vlera e Uzunit në La Liga ka shkuar në 10 milionë euro, nga katër milionë që shpenzoi Granada për ta marrë nga kampionët hungarezë të Ferencvarosit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Megjithatë mbetet për tu parë edhe kampionati Europian, për të pritur edhe oferta të tjera, që Granada të lëshojë sulmuesin e saj më të mirë në dy sezonet e fundit.