Dukej gjithcka e mbyllur për Igor Tudor , por me Aurelio de Laurentiis ka gjithmone befasi.
Presidenti i Napolit nuk ka vendosur ende, por takimi me Walter Mazzarrin mëngjesin e sotëm, shumë pozitiv, duket se ka ndryshuar hierarkinë: nëse nuk ka surpriza të reja dhe gjithmonë në pritje të komunikimit zyrtar, kampionët italianë duket se janë të destinuar të kthehen tek nje ish i madh.
E gjithë kjo pas 24 orësh reflektimi në të cilin, siç duket, ish-lojtari kroat i Juventusit dhe Marsejës, Igor Tudor, nuk e ka bindur plotësisht AdL.
Tani mbetet vetëm të presim komunikimin nga klubi i cili në radhë të parë do të duhet të zyrtarizojë shkarkimin e Rudi Garcias , i cili sipas marrëveshjeve të bëre verën e kaluar duhet të mjaftohet me 2.8 milionë euro të parashikuara në kontratën e tij. për sezonin aktual.
Valter Mazarri ka drejtuar Napolin nga 2009 deri ne 2013.
Hera e fundit qe ka trajnuar eshte sezoni 2021-2022 tek Cagliari.