Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht se Vincent Kompany do të jetë trajneri i tyre i ri.
Belgu është larguar nga Burnley, që ra nga Premier League në Championshipin anglez, për të marrë drejtimin e gjigantit bavarez duke zëvendësuar Thomas Tuchel.
Përmes një komunikate, klubi gjerman bëri të ditur se Kompany ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare pra deri në verën e vitit 2027.
“FC Bayern ka nënshkruar me Vincent Kompany si trajner të ri”, thuhet në deklaratën e gjigantit të Bundesligës.
Advertisement
“38-vjeçari belg nënshkroi me kampionët rekord gjermanë deri më 30 qershor 2027”.
“Së fundmi ai ka punuar për klubin anglez të Ligës Premier, FC Burnley”, thuhet më tej në njoftimin e Bayernit.