Barcelona është konkrete në pistën që e dërgon te Dani Olmo. Skuadra katalanase ka depozituar edhe ofertën për lojtarin e Leizpig, e cila sipas mediave spanjolle kap shifrën totale të 60 milionë eurove.

Duke iu referuar asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, Barcelona i ka propozuar gjermanëve 40 milionë euro direkt, plus 20 milionë të tjera që do të shkojnë në formën e bonusit në varësi të faktit nëse klubi fiton tituj. Pagesa do të bëhej me këste vit pas viti, skenar që nuk i pëlqen Leipzig.

Oferta u transferua nga Barça te Leipzig përmes agjentëve të lojtarit për shkak të marrëdhënieve të mira që Olmo ka me klubin.

Për golashënuesin më të mirë të Europianit është propozuar kontratë 6-vjeçare, me kushtet financiare që ende mbeten për t’u përcaktuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";