
Barcelona fitoi një ndeshje spektakolare me përmbysje kundër Celta Vigos me 4 me 3, në duelin e javës së 32-të të La Ligës.
Përmes këtij suksesi, katalanasit e kanë çuar në 7 pikë avantazhin ndaj Realit ndjekës, ndonëse madrilenët nuk e kanë luajtur ende ndeshjen e tyre të kësaj jave. Ata do të përballen sonte me Bilbaon në një ndeshje të vështirë në “Bernabeu”.
Sa i takon ndeshjes së luajtur në Katalonjë, duhet theksuar se Barcelona ishte gjendur në disavantazh 3 me 1 deri në minutën e 64-të të takimit.
Mirëpo, vendasit shënuan dy gola të shpejtë me Olmon dhe Raphinhan për të barazuar rezultatin në 3 me 3. Fitoren e madhe Barcelonës ia dha Raphinha me penallti në minutën e 8-të shtesë një sukses jetik në garën për titullin kampion.
Nga kjo garë duket se ka dalë tashmë Atletico Madrid, pasi skuadra e Simeones u mund në transfertë nga Las Palmas 1 me 0.
Golin e fitores së çmuar për vendasit e shënoi Munoz në minutën e 93-të. Humbja bën që Atletico Madrid të mbetet 10 pikë larg Barcelonës kryesuese.
/vizionplus.tv