Barcelona fiton “luftën” në Madrid, tani e vetme në krye

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Barcelona fiton “luftën” në Madrid, tani e vetme në krye

Një beteje e vërtete, që i kaloj caqet e një ndeshje normale futbolli, e që në fund buzëqeshi katalanasve.

 

E tillë mund të konsiderohet ndeshja më e rëndësishme e javës së 16 të La Ligës mes Atletiko Madrid dhe Barcelonës, fituar nga këta të fundit 1 me 0.

 

Advertisement

Heroi i miqve ishte Dembele, goli i të cilit pas një aksioni spektakolar të Pedrit në minutën e 22, i dha ekipit të Cavit një sukses shumë të rëndësishme që tanimë i mban të vetëm në krye me 3 pikë më shumë sesa Real Madrid.

 

Pak minuta më vonë ishte vetë Pedri që i shkoi shumë afër shënimit të golit të dytë për Barcelonën.

 

Advertisement

Vendasit reaguan mirë, krijuan raste në pjesën e parë por Markos Llorente dhe Gimenez nuk i shfrytëzuan ndërsa në fund Griezman u ndaj vetëm nga një super ter Shtengen.

 

Në pjesën e dytë francezi dembele u ndal nga shtylla në tentative përe të shënuar golin e dytë, ndërsa Ferren Torresit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Në fund nuk mund të mungonte një episod tensioni, jashtë frymës Fair-Play mes Saviç dhe Ferren Torres, që më shumë dukej sikur po duelin në një ring në një tjetër sport sesa në një ndeshje futbolli.

 

Advertisement

Barcelona buzëqesh pas javës së 16 duke përfituar maksimalisht edhe nga humbja që pësoi skuadra e Ancelotit në fushën e Villareal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy