Barcelona, 3 fitore në 3 ndeshje, katalanasit fitojnë ndaj Vallecanos, Dani Olmo gol që në debutim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Barcelona, 3 fitore në 3 ndeshje, katalanasit fitojnë ndaj Vallecanos, Dani Olmo gol që në debutim

Java e tretë e La Ligës që po zhvillohet në mes javë, nisi në ndeshjen e Barcelonës. Katalansit mundën Rajo Vajekanon jashtë fushe dhe koleksionuanë suksesin e tretë radhazi në kampionatin spanjoll në po aq ndeshje të luajtura. Nisje shokuese e ndeshjes për ekipin katalanas.

Lopez kaloi në avantazh të zotët e shtëpisë që në minutën e 9. Megjithë përpjekjet e skuadrës së Hans Flik rezultati nuk ndryshoi më në pjesën e parë. Në të dytën Barcelona ishte shumë më konkrete. Rafinja në minutën e 60 shërbeu saktë për Pedrin i cili mundi ta dërgojë topin në rrjetë duke vendosur në ekuilibra rezultatin e ndeshjes.

Pak minuta më vonë ishte bomberi polak Robert Levandovski, që shënoi mirëpo goli u anulua nga sistemi VAR.

Megjithatë për të zgjidhur ndeshjen në favor të skuadrës së Hansi Flik mendoi ylli spanjoll Dani Olmo.

Advertisement

Në ndeshjen e tij të parë që pas transferimit dhe i hedhur në fushë në mesin e pjesës së dytë, Olmo shënoi në minutën e 82 pas  një pasimi të Jamal. Nuk kishte se si të niste më mirë sesa me një gol Aventura e Dani Olmos tek Barcelona. Skuadra blaugrana udhëheq me 9 pikë 3 ndeshje la ligën./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy