Java e 32 e kampionatit Italian u mbyll me dy barazime, të cilat e shënuan në 8 numrin e ndeshjeve nga e premtja deri të hënën në serinë A, nga 10 ndeshje në  total.

Atalanta dhe Fiorentina i luajtën ndeshjet e tyre më shumë duke e pasur mendjen tek impenjimet europiane që kanë të enjten në mbrëmje, por duke i komplikuar jo pak synimet e tyre në kampionat. Bergamaskët u ndalën në një ndeshje dëfryese në shtëpinë e tyre nga Verona në një barazim 2 me 2. Një barazim që djeg shumë për skuadrën e  Gasperinit e cila mund ti ishte afruar Romës në luftën e fortë për zonën champions. E të imagjinosh që

Atalanta shkoi deri në shifrat 2 me 0 brenda 18 minutave të para falë golave të shënuar nga Skamaka dhe Ederson. E megjithatë nga një pjesë e parë pa rrezikshmëri nga miqtë, ndeshja ndryshoi shumë në të dytën kur Verona shënoi dy gola të shpejtë në minuat 56 dhe 60 me Lazovic dhe Noslin. Ky i fundit golin e barazimit e realizoi, pasi kishte kapur në befasi edhe mbrojtësin e kombëtares tonë Berat Gjimshitin.

Kualifikimi në champions bëhet edhe më i vështirtë për bergamaskët të cilët megjithatë janë në lojë për një llokem të madh, kualifikimin në gjysmëfinalen e Europa League të enjten në mbrëmje në fushën e tyre kundër Liverpul, ekip të cilin e mundën në Angli 3 me 0 në mënyrë surprizë. Gafë edhe e Fiorentinës në shtëpi kundër Xhenoas pasi toskanët nuk shkuan më shumë se barazimi 1 me 1.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gudmundson për miqtë dhe Ikone për vjollcët shënuan në këtë barazim, i cili e lë Fiorentinën 6 pikë larg vendit të gjashtë, zonës europiane, ku ndodhet Atalanta. /vizionplus.tv