Gjatë qëndrimit në Dusseldorf, Gjermani, ministri i Brendshëm, Taulant Balla takoi nga afër punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët në bashkëpunim me kolegët e tyre gjermanë janë duke u kujdesur për garantimin e sigurisë dhe rendit publik për mbarëvajtjen e Kampionatit Europian të Futbollit.

Punonjësit e policisë shqiptare janë vendosur në pika të ndryshme të kalimit të udhëtarëve si aeroporte, stacione trenash dhe autobuzash, e ku së bashku me punonjësit e Policisë Gjermane kanë kryer kontrolle të dokumentacioneve për tifozët e dyshuar.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit Policor Ndërkombëtar, ITCC kanë administruar listën e tifozëve problematik.

“Deri tani nuk është evidentuar asnjë rast problematik nga tifozat shqiptarë”, informoi Ferdinand Mara, Drejtor i Rendit, në Policinë e Shtetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fund të takimit, ministri Balla i përgëzoi për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe u uroi një qëndrim sa më të gjatë, duke siguruar edhe mbështetjen e tij si Ministër i Brendshëm në kontributin e tyre për mbarëvajtjen e zhvillimit të ndeshjeve në një atmosferë sa më të sigurtë. /vizionplus.tv