“Australian Open” njeh gjysmëfinalistët, Zverev leksion Alcarazit, italiani Sinner përballë Djokovic

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Australian Open” njeh gjysmëfinalistët, Zverev leksion Alcarazit, italiani Sinner përballë Djokovic

Novak Xhokoviç, Janik Siner, Aleksander Zverev dhe Danil Medvedev janë katër gjysmëfinalistet e Grand Slemit të parë të vitit në tenisin botëror, “Australian Open”.

Surprizen e madhe në ciftet cerekfinaliste e bëri ylli gjerman Aleksander Zverev I cili mundi me spektakel numrin dy të botës Karlos Alkaraz. Ndeshje në nivele shumë të larta për tenistin bavarez I cili likujdoi kampionin spanjoll me rezultatin 3 me 1 në sete.

Në duelin gjysëmfinal, 26-vjecari do të ketë punë me Danil Medvedev I cili vuajti shumë për të fituar në pesë sete kundër Hubert Hurkazh.

Rusit iu deshen më shumë se katër orë për të mundur 3 me 2 në sete rivalin polak.

Advertisement

Në gjysëmfinalen tjetër të Australian Open Italiani Sinner do të sfidoje numrin një të botës Novak Djokovic, një duel emocionues që u zhvillua pak muaj më parë edhe në Kupën Deivis, ku ylli Italian bëri mrekulline duke mundur serbin.

Sinner, i katërti në botë arriti të kalojë në gjysmëfinalen e Australian Open për herë të parë në karrierën e tij  duke mundur rusin Andrej Rublev tre me zero, 6-4 7-6 6-3, ndeshje e cila zgjatui mbi 3 orë për shkak se Sinner pati probleme me stomakun. Për të shkuar në finalen e Melburnit tanimë, Sinner duhet ti bëjë llogarite mirë me Xhokovicin I cili kërkon hakmarrje.

Serbi falë fitores ndaj amerikanit Tejlor Fritz, regjistroi kualifikimin numër 48 në karrierë në gjysmëfinalet e Grand Slemeve. Xhokovic është rekordmen në Australian open me 10 suksese në 18 finale të luajtura. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy