Pas 15 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet dhe 8 radhazi në kampionat, Atletico Madrid bie dhe humb ndaj Leganes, qe ka shtangur Colchoneros në ndeshjen e vlefshme për raundin e 20-të në La Liga.

Kampionët e dimrit në Spanjë u mposhtën në transfertë me shifrat minimale 1-0.

Goli i vetëm për vendasit u shënua në minutën e 50-të nga Nastasic.  Në të 90-ën, “los colchoneros” patën mundësinë të barazonin, por Antuan Grizman gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë humbje skuadra e Simeones i jep mundësinë Barcelonës që ti afrohet në rast se fiton me Getafen dhe Realit ti marrë kreun në rast triumfi me Las Palmasin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Borja Jiménez (trajneri i Leganes) pati dhe fërkime me Simeone teksa me gjeste i tha të shkojë të qajë në konferencën për shtyp duke u ankuar siç bën gjithmonë.