Pas 15 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet dhe 8 radhazi në kampionat, Atletico Madrid bie dhe humb ndaj Leganes, qe ka shtangur Colchoneros në ndeshjen e vlefshme për raundin e 20-të në La Liga.
Kampionët e dimrit në Spanjë u mposhtën në transfertë me shifrat minimale 1-0.
Goli i vetëm për vendasit u shënua në minutën e 50-të nga Nastasic. Në të 90-ën, “los colchoneros” patën mundësinë të barazonin, por Antuan Grizman gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë humbje skuadra e Simeones i jep mundësinë Barcelonës që ti afrohet në rast se fiton me Getafen dhe Realit ti marrë kreun në rast triumfi me Las Palmasin.
Borja Jiménez (trajneri i Leganes) pati dhe fërkime me Simeone teksa me gjeste i tha të shkojë të qajë në konferencën për shtyp duke u ankuar siç bën gjithmonë.