Italia dëshiron një mbrëmje të madhe kontinentale sonte në Champions dhe për t’ia dalë e ka të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen tek Atalanta dhe Inter, dy skuadra që sot mund të afrohen edhe më shumë me kualifikimin direkt për në fazën e 1/8 të këtij kompeticioni.
Të dyja sfidat ku luajnë këto ekipe, janë më të bukurat e mbrëmjes se parë të dueleve të javës së 6 të fazës së ligës që transmetohen në Tring.
Bergamaskët presin në shtëpi realin kampion të Europës, të uritur më shumë se kurrë për pikë pasi ndodhet në një situatë të vështirë me vetëm 6 pikë nga 15 të mundshme.
Italianët që udhëheqin edhe serinë A me 9 fitore radhazi, synojnë të vazhdojnë paraqitjet pozitive edhe në Evropë, pasi aktualisht janë të pestët në klasifikim me 11 pikë.
Dy skuadra që u përballen në superkupën e Europës në gusht, fituar nga madrilenët, edhe pse që atëherë e deri tani gjërat kanë ndryshuar…sidomos për meritë të Atalantës që është rritur dhe stabilizuar shumë.
Në rast suksesi sonte, bergamaskëve do ti mjaftonte një fitore në janar kundër Sturm Grac për të kaluar në fazën tjetër.
Sa i takon formacionit tek skuadra e Gasperinit do të luajë nga minuta e parë në mbrojtje Berat Gjimshit, ndërsa në sulm Lukman, Pasalic dhe De Ketelare do të mbështesin golashënuesin Retegi.
Nga ana tjetër asnjë alibi dhe rruge tjetër për Realin veç fitores pasi në të kundërt situatë do të kualifikohej edhe më shumë.
Anceloti rigjen në 100% të gjendjes Belingham e po ashtu Vinisues me gjasë do të jetë nga fillimi për të kompletuar sulmin e yjeve me Mbappen.
Një tjetër ekip zikaltër, ai i Milano, udhëton në Gjermani për të luajtur përballë kampioneve të bundesligës. Bajer Leverkusen është në vendin e gjashtë me 10 pikë, 3 më pak sesa Inter, kundërshtar të cilin mund ta barazojë në rast se e mund sonte në shtëpi.
Leverkusen në kampionat nuk po shkëlqen në këtë sezon mirëpo në champions është tjetër histori, madje në fushën e tyre mundën edhe Milanin 1 me 0.
Alonso do të vazhdojë ti besojë skemës 3-4-3, me vëmendje tek talenti Florian Virc.
Inter në formë me 13 pikë, ndjekësi më i afërt i Liverpulit të pagabueshëm synon që të blindojë kualifikimin që sonte në mbrëmje, edhe pse është shumë qetësi pasi dy takimet e fundit do t’i luajë ndaj Spartës së Pragës dhe monacos.
Inzagi synon të përdore sërish rotacionin, sikurse ka bërë gjatë këtyre javëve me Taremin, Carlos Auguston Zielinskin dhe Fratezin nga minuta e parë në fushë, dhe Dimarkon, Lautaron, Mikitarian dhe Barelen në stol.
Ndër duelet e tjera, Bajerni i Mynihut luan kundër ukrainasve të Shaktar Donjec me objektivin e vetëm fitoren për tu afruar me zonën e kreut, ndërsa PSG e ka jetike suksesin kundër Salzbuerg në rast se nuk dëshiron të përshëndesë kompeticionin.
Me interes edhe sfida Leipzig-Aston Vila. Të gjitha këto sfida luhen në orën 21:00. Më herët në 18:45 në fushë zbret Liverpuli që njeh vetëm fitore deri më tani. Të kuqtë luajnë kundër Xhironës në transfertë dhe mund të blindojnë kualifikimin që në duelin e sotëm në Katalonjë./vizionplus.tv