Fitore e rëndësishme e Romës kundër Milanit në sfidën e parë çerekfinale në derbin italian në Europa League. Suksesi 1 me 0 në “San Siro” bën që skuadra kryeqytetase të jetë në avantazh në raport me kuqezinjtë për kualifikimin në gjysmëfinale, aq më tepër që do të ketë mbështetjen e madhe të tifozëve në Olimpiko. Ndeshje perfekte në planin e disiplinës taktike për skuadrën e De Rosit në Milano. Trajneri mik ishte kujdesur në maksimum për të neutralizuar pikat e forta të Milabnit sidomos Pulisic dhe mbi të gjtha Leeaon, me këtë të fundit që luajti gati 80 minuta pa gjuajtur asnjëherë portën e Svilar. Roma në pjesën e parë kaloi në avantazh me anë të Mancinit i njëjti që dha fitoren kundër Lacios. Përgjatë pjesës së parë nuk munguan rastet e tjera, Dubala, Lukaku dhe Pelegrini për Romen kërcënuan Menjon, ndërsa Zhiru, Rejnders dhe Gabia u ndalen nga Svilar. Në të dytën, Roma i lejoi shumë hapësira kuqezinjve të cilët u ndanë vetëm në 10-15 minutat e fundit, ku humbën një rast me Cukueze, goditën traversen në mënyrë të pabesueshme me Zhiru dhe pretenduan një penallti për një prekje të topit me dorë nga Abraham.
E mrekullueshme Atalanta e Berat Gjimshitit, e cila i çuditi të gjithë duke fituar 3 me 0 në Angli, as më pak as më shumë por kundër Liverpulit të madh. Rezultat i pabesueshëm për ekipin italian aq më tepër që “the resat” nuk humbisnin në shtëpi prej 33 ndeshjesh. Perfekt bergamaskat në Anfilld. Pasi të zotët e shtëpisë humbën një mundësi të artë duke goditur shtyllën me eliot në minutën e 26, gjithçka u kthye në favor të skuadrës së Gasperinit. Ata zhbllokuan shifrat në minutën e 38 me Skamaka, i njëjti në fakt i cili dyfishoi shifrat në minutën e 60. Për të mbyllur shown e miqve mendoi Pasalic në minutën e 83, rezultat që i çon shumë pranë ëndrrës për të prekur gjysmëfinalet.
Në takimet e tjera ranë në sy suksesi i Bayern Leverkusen në duelin me Uest Hem në Gjermani. Kryesuesit e bundesligës fituan 2 me 0 me dy gola të shënuar në fazën finale të ndeshjes. Hofman në minutën e 83 dhe Biniface në minutën e 91 I dhanë një sukses me rëndësi skuadrës së Alonson para ndeshjes së kthimit në Londër.
Fitoi edhe Benfica ndeshjen e parë çerekfinale në çiftin me Olimpik Marseje. Rafa Silva në minutën e 16 kaloi në avantazh luzitanët. Në fillim të pjesës së dytë ishte Di Maria që dyfishoi shifrat për skuadrën e Lisbonës. Mirëpo për të rihapur ndeshjen dhe për të mbajtur me shpresë Marsejën për takimin e kthimit mendoi Obamejang me golin e tij në minutën e 66. /vizionplus.tv