Mesfushori kuqezi i cilin shënoi golin e tij të parë me fanellën e Interit dhe të dytin në Seria A mbrëmjen e së hënës ka vendosur edhe një rekord të ri në kampionatin italian.

Asllani ishte një nga më të mirët në fushën e lojës në fitoren e Interit 2-1 përballë Genoas mbrëmjen e se hënës.

Sipas të dhënave të “SOFASCORE”, Asllani ka çuar në destinacion të gjitha pasimet që ka tentuar në ndeshjen e të hënës në darkë, 77 nga 77. Një saktësi e jashtëzakonshme për futbollistin shqiptar, në një nga kampionatet më të vështira në botë ku një gjë e tillë nuk ndodh shpesh me këto shifra.

Rezulton se Asllani ka vendosur rekordin e këtij sezoni në Serinë A, pasi askush nuk ka bërë më shumë pasime me saktësi 100% sa mesfushori shqiptar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I fundit që kishte arritur një shifër të lartë pasimesh ishe Lobotka i Napolit, i ndalur 60/60 në një ndeshje në janarin e këtij viti. Asllani me 77, ka vendosur tashmë rekordin e ri të saktësisë në këtë edicion që vështirë se mund të thyhet.