Kristjan Asllani është një prej lojtarëve më premtues tyë kombëtres shqiptare. Talenti shqiptar do të jete në qëndër të vëmendjes edhe në duelin e parë të euro 2024 të kombëtarës tone kundër Italisë, vend që I ka dhënë mundësi të tretgoje aftësite e tij në nivel klubesh duke u shpallur kampion me Interin. Të shtunën në Dortmund ai do të gjeje përballë shumë shokë skuadre që janë pjesë e italisë.
“Italia është shumë e fortë në të gjithë botën dhe ne e dimë gjërat që kemi për të bërë, nuk e dimë, do të presim dhe do të shohim si do të shkojmë. Këto ditë ka shkuar mirë, ka hormoni dhe pozitivitet, kemi një ndeshje me Italinë, po e studiojmë. Ata kanë lojtarë të fortë, Barelën e njoh mirë, po mos jetë ai është Fratezi. Nuk kemi bast, por nëse fiton ai nuk do ti flas për disa ditë, po fitova unë sdo më flas ai disa ditë”, tha ai.
Ne do të provojmë, forca jonë është grupi, tifozët na mbështesin sa herë, i presim sa më shumë se janë zjarr.
I pyetur nga Vizion Plus në lidhje me vështirë që ai dhe ramadani hasën ndaj Azerbajxhanit dhe mundësinë që ndaj Italisë të kemi një mesfushë me më shumë muskuj, talenti me origjine nga Elbasani u shpreh:
“Këto gjëra i vendos trajneri, por ne i kemi zhvilluar të gjitha kualifikueset me dy mesfushorë. Tani nuk e di si do luajmë. Ne ndihemi mirë me çdo skeme, me dy apo tre mesfushorë, kjo nuk ndryshon asgjë. Ndryshon vetëm mënyra si dalim në fushë, sepse duhet grintë, zemër, luftë, sepse ndeshja kalon aty”, u shpreh Asllani.
Ndeshja Shqipëri-Itali e cila do të luhet në orën 21:00 të shtunën në Dortmund, do të gjykohet nga gjyqtari i njohur gjerman Feliks Xvajer. /vizionplus.tv