Jasir Asani po zhvillon një super kampionat këtë sezon në Korenë e Jugut, duke qenë njëherësh edhe golashënuesi më i mirë në Championsin aziatik.

Asani ka shënuar 10 gola këtë sezon, tre në kampionat dhe 7 në Champons League.

Kontrata e tij me skuadrën e Gwangju skadon në fund të vitit të ardhshëm, por për anësorin e kombëtares shqiptare ka interes nga disa klube.

Nga Azia e largët bëjnë me dije se pas sulmuesit anësor të Kombëtares janë tre klube, me Gëangju që kërkon 1 milionë euro për ta lënë të lirës 29-vjeçarin në janar.

Dario Focardi, një ekspert i merkatos në Azi sa i takon futbollit, tregon se Jeonbuk në Korenë e Jugut si edhe Vissel Kobe e Yokohama në Japoni janë pas Asanit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";