Pushimet e gjata nuk e kanë ndryshuar ritmin fantastik të Arsenalit në kampionatin anglez.

 

Topçinjtë fituan 3 me 1 kundër West Ham në një nga sfidat derbi të Premier League, në ditën e veçantë të njohur si Boxing Day, që pason festën e krishtlindjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndonëse u gjenden në disavantazh pas 11-metërshit të shënuar nga Benrahma në minutën e 27, të zotët ë shtëpisë përmbysen shifrat brenda pak minutash në pjesën e dytë me anë të Saka, Martineli dhe Nketiah. Arsenal udhëheq kampionatin anglez me 40 pikë, ndërsa në listën e ndjekësve të afërt me 33 pikë është edhe Njukasell.

 

“Qymyrxhinjtë” mundën 3 me 0 në transfertë Leister falë golave të UD, Almiron dhe Joelinton. Hap falas ndërkohë i Tottenhamit që nuk shkoi më shumë se barazimi 2 me 2 në transfertë kundër Brendford duke rrëshqitur tashmë në vendin e katërt në klasifikim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendasit madje shkuan deri në avantazhin 2 me 0 falë golave të Jonelt dhe Toni, mirëpo spursat barazuan brenda 5 minutash me anë të Kane dhe Hojbjerg. Pavarësisht përpjekjeve deri në fund, Tottenham nuk mundi të marrë dot maksimumin nga kjo ndeshje.