Futbollisti i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku dhe bashkëshortja e tij Elona janë bërë prindër për herë të dytë. Ka ardhur në jetë Leoni, djali i dytë i familjes dhe lajmin e ka dhënë vetë Elona përmes një postimi në “Instagram”.

“Përshëndetje botë. Unë jam Leon, anëtari më i ri i familjes”, shkruan ajo.

Çifti u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit 2021 me djalin e tyre, Luisin i cili sot është bërë me vëlla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë që Armando Sadiku nuk është ftuar nga kombëtarja për miqësoret e marsit.Futbollisti aktivizohet në elitën e Indisë, në radhët e Mohun Began./vizionplus.tv