
Një lëvizje surprizë ka ndodhur në minutat e fundit në meraton dimërore. Mesfushori i kombëtares shqiptare Arbnor Muja është larguar nga kampionët belgë të Antverp për tu transferuar në Turqi.
Muja ka firmosur për tre vite e gjysëm me skuadrën turke të Samsunspor.
“Futbollisti i Shqipërisë, Arbnor Muja, që së fundi luajti për Royal Antverp në Belgjikë, ka firmosur për tri vjet e gjysmë me skuadrën tonë”, ka njoftuar Samsunspor.
Samsunspor vetëm dy pikë më shumë se skuadra e pozitës së 17-të që dërgon të dërgon në kategorinë e dytë turke. Mbetet për t’u parë në qoftë se ky do të jetë hapi i duhur në karrierë për Mujën.
Advertisement