Një goditje e rëndë për Skënderbeun në prag të ndeshjeve finale për titullin kampion në volejboll për femra. Liberoja e skuadrës korçare, Anxhela Mehmeti, do të mungojë në përballjet vendimtare ndaj Tiranës, pas dëmtimeve të pësuara nga një aksident automobilistik në Qafë-Thanë.
Burime zyrtare konfirmojnë se, pas kontrolleve mjekësore, është konstatuar dëmtimi i ligamenteve në krahun e sportistes, duke e detyruar atë të ndërpresë aktivitetin sportiv për të paktën katër javë.
Ky lajm vjen si një goditje e rëndë për Skënderbeun, pasi Mehmeti ishte një nga pikat kyçe të ekipit në rrugëtimin drejt finales.
Mungesa e saj do të ndikojë ndjeshëm në balancat e ndeshjeve finale, ku Skënderbeu synonte të luftonte për titullin ndaj një skuadre të fortë si Tirana.
Ndërkohë, stafi dhe shoqet e ekipit i kanë uruar Anxhelës rikuperim të shpejtë dhe kthim sa më të shëndetshëm në fushë.