Anglia është kualifikuar për në çerekfinalen e Euro 2024, pasi fitoi ndaj Sllovakisë me shumë vështirësi.

Sllovakët ishin në avantazh deri në minutën e fundit të kohës shtesë me anë të një goli të Schranz, por Bellingahm bëri mrekullinë dhe barazoi shifrat, duke e çuar takimin në kohë shtesë.

Me fillimin e pjesës së parë të kohës shtesë, ishte Harry Kane ai që i dha avantazhin skuadrës së tij dhe fitoren që i kualifikoi më tej.

Në ndeshjen e radhës Anglia do të përballet me Zvicrën, e cila eliminoi Italinë me një fitore 2-0. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";