![Anglia vuan por siguron kualifikimin, në çerekfinale i pret Zvicra](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/06/lcimg-fb3aa092-87f2-4c37-9dc6-962cb3b16a05-601x400.jpeg)
Anglia është kualifikuar për në çerekfinalen e Euro 2024, pasi fitoi ndaj Sllovakisë me shumë vështirësi.
Sllovakët ishin në avantazh deri në minutën e fundit të kohës shtesë me anë të një goli të Schranz, por Bellingahm bëri mrekullinë dhe barazoi shifrat, duke e çuar takimin në kohë shtesë.
Me fillimin e pjesës së parë të kohës shtesë, ishte Harry Kane ai që i dha avantazhin skuadrës së tij dhe fitoren që i kualifikoi më tej.
Në ndeshjen e radhës Anglia do të përballet me Zvicrën, e cila eliminoi Italinë me një fitore 2-0. /vizionplus.tv
Advertisement