Ndeshje interesante ato të xhiros së tretë në grupet C dhe D që luhen pasditen dhe mbrëmjen e sotme. Anglia duhet të fitojë ndeshjen direkte ndaj Sllovenisë në mënyrë që të presë lajme nga sfida tjetër e grupit mes Danimarkës dhe Serbisë. Tre luanët kryesojnë grupin me 4 pikë, dhe  të jenë të qetë duhet që të mos mundën nga Sllovenia.

Ishullorët kanë pasur goxha oshilacione në dy takimet e para në lojë, ndonëse kanë grumbulluar 4 pikë.

Southgate pret më shumë siddomos në faza ofensive që është një nga më të mirat në kontinent me Foden, Kane, Saka dhe Belingham.

Në krahun tjetër ballkanasit shpresojnë shumë te një mbrëmje historike. Fitorja i kualifikon direkt sllovenët, ndërsa barazimi do t’i mbante në lojë për një kualifikim përmes vendit të tretë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duel direk shumë i fortë ai mes Danimarkës që ka dy pikë dhe Serbisë që ka 1 pikë. Fitorja i shërben secilës skuadër për kualifikimin, ndërsa barazimi mund t’i buzëqeshë vetëm Danimarkës.

Më herët në grupin D do të jenë të impenjuara në fushën e lojës Franca dhe Holanda, të cilat bashkëkryesojnë me nga 4 pikë. Gjelat luajnë ndaj Polonisë e cila është jashtë, ndërsa sfida tjetër është një përballje direkt që përcakton se kush vijon më tej pa pritur verdiktet e vendeve të treta. Holanda e cila ka 4 pikë luan ndaj Austrisë e cila ka 3 pikë . Me barazim të dyja do të ishin të sigurta në kualifikim./vizionplus.tv