Kampion Europe, nënkampion i Lojërave Mesdhetare, së fundmi i vlerësuar me titullin “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nga presidenti i Republikës. Por si ndihet peshëngritësi Erkand Qerimaj për këto suksese.
ERKAND QERIMAJ
PESHENGRITES
Advertisement
Shumë i gëzuar dhe shumë i emocionuar për titullin “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nga presidenti i Republikës dhe për kampionatin europian dhe nënkampion mesdhetar, rezultate fantastike te arritura pas një pune shumë të lodhshme, shumë mundime, sidomos dhe titulli i “Gjergj Kastriot Skënderbeu” që na nderoi pas 20 vitesh me medalje europe, botërori dhe mesdheu pas shumë mund dhe sakrificë u vlerësova me këtë titull dhe jam shumë i lumtur.
Në intervistën për Vizion Plus, Qerimaj ndalet edhe te medalja e Lojërave Mesdhetare, që u shoqërua me polemika.
Medalja e argjendtë ishte një medalje me diskutime, diskutuam me gjyqtarët pasi dhanë një faull dhe ne duke filluar nga trajneri, presidenti i peshëngritjes Gjozi, presidenti i Komitetit Olimpik, të gjithë ne protestuam në grup, nuk mund të na hiqnin të drejtën. Ato donin t’ia jepnin Egjiptit, donin të ma hiqnin mua dhe ne protestuam dhe morëm të drejtën tonë dhe kjo tregon që kur ne jemi të gjithë bashkë është një shembull i mirë që duhet të luftojmë për të drejtën tonë, aq më tepër kur bëhet fjalë për flamurin shqiptar.
Qerimaj nënvizon se vitet e fundit vlerësimi dhe kushtet e stërvitjes për sportistët e shtangës ka ndryshuar.
Tani dy vitet e fundit kanë ndryshuar, janë përmirësuar, normalisht kjo palestër ku flasim është bërë kur unë kam dalë kampion Europe në 2014, ka pasur ndryshime, por prapë unë mendoj që duhet të ketë më shumë vëmendje tek sporti për të investuar, për të marrë sa më shumë medalje ne, dhe kjo gjë afron të rinjtë më shumë tek sporti, duhet të jemi realistë, kanë ndryshuar dhe trajtimet, por duhet të kemi mbështetje më tepër siç kanë dhe të tjera vende.
Peshëngritësi gjithashtu shpalos edhe objektivat për të ardhmen .
Objektivi i radhës është kampionati botëror, ku starton dhe kualifikimi për Lojërat Olimpike, ky është objektivi i rëndësishëm.
Erkand Qerimaj jep një mesazh edhe për të rinjtë, të cilët sipas tij duhet të afrohen më shumë me sportin.