
Maqedonia e Veriut ka marrë vetëm një pikë në shtëpi ndaj Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
1 me 1 ishte rezultati final i takimit të sotëm, transmeton KOHA.
Nga minuta e 68 vendasit ishin me një lojtar më pak në fushë kur me të kuq u ndëshkua Dimitrievski.
E epërsinë e një lojtari më shumë në fushë e shfrytëzuan shumë mirë mysafirët, për të kaluar në epërsi në minutën e 75 përmes Kvaratskhelias.
Por, Maqedonisë Veriore një pikë ia siguroi shqiptari Ezgjan Alioski duke shënuar nga penaltia në minutën e 90+3.
Maqedonia Veriore është lider me gjashtë pikë në Grupin 2 pas katër xhirove, me po aq pikë sa ka edhe Gjeorgjia.
Kujtojmë se këto dy skuadra do të përballen edhe në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve, ku fituesi do të sigurojë biletën për në Evropian.
#MKDGEO #ALIOSKI 1:1
AdvertisementАлиоски го израдува Мрме. pic.twitter.com/u5seJdxosX
— Поштенско сандаче (@NikolaManUtd) October 14, 2020