Përveç rezultateve të larta sportive, sikurse kupa e Shqipërisë e sezonit të kaluar dhe kampion i superiores në sezonin e fundit, Egnatia po bën një punë të shkëlqyer edhe në planin financuar duke shitur lojtarë merkato pas merkato.
I fundit duket se do të jetë portieri Alen Sherri. 26-vjeçari, pjesë e kombëtares shqiptare, pritet të trasnferohet në serinë A tek Kaljari. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur Italian Xhanluka Di Marxo, një emër shumë i besueshëm i lëvizjeve në merkaton italiane. Di Marxo saktësoi se gardiani shqiptarë do të kaloje tek klubi Sard për 500 mijë euro për tu bërë kështu alternative e numrit një të portës së Kaljarit që është Skufe.
Shkodrani i talentuar i shtohet kështu kolonisë së lojtarëve shqiptarë që janë në serinë A, ku llogariten për momentin Elseid Hysaj, Kristjan Asllani, Etrit Berisha, Stiven Shpendi, Ylber Ramadani, Marash Kumbulla, Marvin Cuni apo Ardian Ismajli. Për Egnatian kjo do të jetë lëvizja e dytë në dalje në merkato pasi pak ditë më parë u shit tek Koniaspor në Turqi edhe mesfushori i vet më i mirë turku Melih Ibrahimoglu për 400 mijë euro. /vizionplus.tv